Zbulohet posteri i 14 shkurtit, ja më kë ‘flirtuan’ Limaj e Veseli

Aktuale

Zbulohet posteri i 14 shkurtit, ja më kë ‘flirtuan’ Limaj e Veseli

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 10:28
Zbulohet posteri i 14 shkurtit, ja më kë ‘flirtuan’ Limaj e Veseli

Sot në Ditën e të Dashuruarve është zbardhur misteri se kush fshihet pas posterit të dy politikanëve, Kadri Veseli e Fatmir Limaj.

Bëhet fjalë për skulpturën e heroit biblik Davidit, e autorit Mikelanxhelo Buonaroti, e cila  për shkak të natyrës së heroit të përfaqësuar, mbart në vetvete edhe simbolikën e mbrojtjes së lirive civile të mishëruara në Republikën e Firences, një qytet-shtet i pavarur, kërcënuar nga të gjitha anët nga shtetet më të fuqishme rivale dhe me hegjemoninë e familjes Medici.

Poshtë kësaj statuje shkruan ‘Konferenca e Rektorëve’, e cila  del të jetë dashuria e përbashkët e Kadri Veselit e Fatmir Limajt.

Image

 “Siç e keni vërejtur nëpër Prishtinë janë vendosur posterë me paralajmërimin për Shën Valentin. Prapa pjesës së munguar të posterit fshihet dikush i dashur për këta dy politikanë. Një dashuri e përbashkët me të cilën “kanë flirtuar” së fundmi. Se kush fshihet prapa pjesës së munguar të posterit, do ta merrni vesh më 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve”,  patën paralajmëruar ideatorët anonimë të këtij posteri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat