Kroacia do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Aktuale

Kroacia do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 13:41
Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti sot në një takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanoviq, të cilën e njoftoi për prioritetet e kësaj ministrie në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan nevojën që bashkëpunimi në mes të dyja vendeve në fushën e sigurisë të forcohet.

Në takim gjithashtu u diskutua për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Kroacisë në fushën e forenzikës.

Ambasadorja Kapitanoviq tha se shteti i Kroacisë do të vazhdojë përkrahjen e mëtejme për institucionet e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat