Ish-anëtari i SHIK-ut: Shtabi i Rognerit dhe shtabi i Përgjithshëm më shumë e kanë luftuar LDK-së sesa Serbinë

Aktuale

Ish-anëtari i SHIK-ut: Shtabi i Rognerit dhe shtabi i Përgjithshëm më shumë e kanë luftuar LDK-së sesa Serbinë

Nga: N.Sh Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 14:23
Ilustrim

Ish-anëtari i SHIK-ut dhe ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari thotë se, anëtaret e Shtabit të Përgjithshëm pas punimeve të Gjykatës Speciale po dalin rugovista të flaktë.

Pak me ironizim, Miftari shprehet se nga dashuria për LDK-në, ata kanë fjetur edhe me foto të Ibrahim Rugovës.

Miftari, thotë se të bëhen burra dhe të tregojnë se shtabi i Rognerit dhe disa anëtarë e komandantë të shtabit të Përgjithshëm, më shumë e kane luftuar LDK-në sesa Serbinë.

Ja postimi i plotë:

Shtabi i pempersave të përgjithshëm.

Me ba me punu gjykata speciale e Hagës (e pa drejt) edhe pak kohë dhe ma seriozisht gjithë komandantët e Rognerit dhe shtabit të Përgjithshëm tash dojn me na dal Rugovista të flaktë të LDK bile nga dashnija për LDK kanë flejt me foto të Ibrahim Rugovës ner jastëk.??

Pse s’po bahni burra me pranu se shtabi i Rognerit dhe disa anëtarë e komandantë të shtabit të përgjithshëm ma shumë e keni ndjekur e luftuar njerëzit e LDK sesa Serbinë ja njerëzit e SPS, SRS, ja JULLIN e Mira Millosheviqit.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat