Ish-ambasadori holandez: Hiqeni taksën, ja çka duhet të bëjë SHBA dhe BE kundër Serbisë!

Aktuale

Ish-ambasadori holandez: Hiqeni taksën, ja çka duhet të bëjë SHBA dhe BE kundër Serbisë!

Nga: A.ZH Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 16:05
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, ka komentuar letrën e zëvendësasistentit të Sekretarit të Shtetit Amerikan, Mattheë Palmer, që u ka dërguar krerëve të shtetit të Kosovës, ku ka kërkuar heqjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake serbe, pasi ajo prish raportet me Amerikën.

Letra e zyrtarëve të lartë amerikan që  i është drejtuar presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli si dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, thotë se SHBA-të do të stopojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, si kundërpërgjigje ndaj qëndrimeve për taksën.

E duke komentuar në lidhje me këtë, ish-ambasadori Bosch, ka thënë se letra e Palmer, nuk mund të injorohet.

Bosch ka deklaruar se Kosova duhet të veprojë në këtë drejtim, mirëpo sipas tij, edhe Serbia duhet të premtojë se nuk do të punojë kundër Kosovës, por do të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve, përcjell Bota sot.

Sipas ish-ambasadorit, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, duhet të shtojnë presionin mbi Serbinë.

“Letra e Mateut Palmer vështirë se mund të injorohet. Pra, është e nevojshme të veprohet, por edhe nga pala serbe duhet të premtojnë se do të ndalojnë punën me të gjitha mjetet kundër Kosovës dhe do të jetojnë sipas marrëveshje së 2013 për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilat kurrë nuk u përpoqën, përkundrazi. Prandaj hiqni sanksionet, por SHBA (dhe BE) duhet gjithashtu të bëjnë presion mbi Serbinë”, ka deklaruar ish-ambasadori holandez në Kosovë Robert Bosch./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat