Hamiti: Kompromiset e reja me Serbinë do ta bënin Kosovën jofunksionale

Aktuale

Hamiti: Kompromiset e reja me Serbinë do ta bënin Kosovën jofunksionale

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 19:22
Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti

Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti, mendon se në dialogun me Serbinë assesi nuk duhet që tema diskutimi të jenë kufijtë dhe çështjet e brendshme të Kosovës.

“Kufijtë dhe çështjet e brendshme të Kosovës nuk duhet të diskutohen në asnjë mënyrë me Serbinë. Serbia duhet ta pranojë kompromisin që e ka bërë Kosova, ku pakica serbe ka shumë të drejta”, ka thënë ai në RTK 3.

“Nëse bëhen kompromise të reja, Kosova rrezikon të bëhet jofunksionale”.

Hamiti ka thënë se beson që në koordinim me SHBA-në taksa do të pezullohet.

Ai ka thënë se BE-ja nuk do të duhej që ta humbte neutralitetin në procesin dialogues me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat