Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar për qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosvës(LDK), deklaratat e tyre i quan si ogur i mirë i qëndrimeve për shtetit, përcjell “Bota sot”.
Sipas Berishës, perballe Serbise, Kosova e ka te domosdoshme mbrojtjen e shtetesise dhe ketu roli i LDK-se, sic e tha me te drejte, z. Hyseni, eshte i pashmangshem.
Postimi i plotë:
Kam percjellur me kujdes intervistat respektivisht deklaratat e zyrtareve te larte te LDK-se.
Pajtohem me konstatimet e ish ministrit te jashtem Skender Hyseni, e poashtu qendrimet e Isa Mustafes dhe Avdullah Hotit, i shohe si ogur i mire i qendrimeve per shtetin, nje karakteristike tradicionale e saj qe ishte zbehur viteve te fundit.
Perballe Serbisë, Kosova e ka të domosdoshme mbrojtjen e shtetësise dhe ketu roli i LDK-se, sic e tha me te drejte, z. Hyseni, eshte i pashmangshem.