Ismaili: Amerika bëhet bashkë për ushtrinë e vet edhe për Kosovën

Aktuale

Ismaili: Amerika bëhet bashkë për ushtrinë e vet edhe për Kosovën

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 19:55
Uran Ismaili

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se Kryeministri Ramush Haradinaj është proamerikan dhe se për këtë s’ka asnjë pikë dyshimi, megjithëse së fundmi është duke refuzuar që t’i dëgjojë ata për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.

“Natyrisht mendoj që është proamerikan. Nuk kam asnjë pikë mundësie të mendoj ndryshe. Nuk dyshoj për këtë. Kryeministri gjithmonë ka pasur qëndrime se i beson Amerikës”, ka thënë Ismaili.

Ministri i Shëndetësisë është shprehur në Info Magazine se ndaj SHBA-së Kosova duhet të qëndrojë besnike.

“Nuk çon peshë ideja çfarë takse i vendosim Serbisë. Serbia s’e ka pasur kundërshtarë vetëm Kosovën por edhe SHBA-në. Ata janë me Rusinë ne me SHBA. Në këtë relacion, SHBA kanë qenë 100 herë të dedikuara dhe të zëshme që Kosova dhe qytetarët e saj të jenë të pavarur. Kjo mbështetje tash, ka kaluar edhe politikat – një ndër projektet më interesante amerikane ndërkombëtare – mbështetje me dekada edhe pse ndërrojnë administratat. Në SHBA, Demokratët dhe Republikanët bëhet bashkë kur në pyetje është ushtria amerikane, dhe për çështjen e Kosovës”.

“Ata kanë ndërruar presidentë, por qëndrimi ndaj Kosovë nuk ka ndryshuar dhe kjo është vlerë e madhe”.

Usmaili ka thekuar se taksa ndaj produkteve serbe nuk është vënë që të përçahet spektri politik në 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat