Vuçiq: Shkoj në Mynhen që të mbroj interesat e Serbisë – çdo ditë marrim porosi skizofrene nga Prishtina

Aktuale

Vuçiq: Shkoj në Mynhen që të mbroj interesat e Serbisë – çdo ditë marrim porosi skizofrene nga Prishtina

Nga: F. B. Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 20:08
Aleksandër Vuçiq

President i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se nesër do të marr pjesë në Konferencës së sigurisë që do të mbahet në Mynhen, ku do të luftojë për interesat e Serbisë, shkruan “Beta”, transmeton “Bota sot”.

"E imja është që të marr pjesë në dialog, sepse kjo është punë normale e njerëzve përgjegjës”, ka thënë Vuçiq në takim me gazetarët në Kralevë.

Ai ka përkujtuar se në Mynhen do të marrin pjesë një numër i madh i liderëve botëror, ndërkohë që në këtë takim do të marrin pjesë edhe liderët e Prishtinës.

“Më këdo që bisedon është më mirë se të rrahesh, më mirë se të rrahesh me dikë, Me gjithë atë nuk pres shumë nga ajo, e shihni se secilën ditë pranojmë porosi skizofrene nga Prishtina, shpresoj që kjo të ndryshoj në të ardhmen", ka thënë Vuçiq.

Duke ju uruar qytetarëve ditën e shtetësisë, nënvizoi se "Kemi përse të festojmë, mendoj se vitin që shkoi kemi pasur rezultate shumë të mira. Shpresoj se edhe vitin që vjen në ditën e shtetësisë të presim me më shumë disponim", ka thënë presidenti i Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat