Lekaj: Greva aktuale e kontrollorëve ajror është tejet e dëmshme

Aktuale

Lekaj: Greva aktuale e kontrollorëve ajror është tejet e dëmshme

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 20:58
Eset Berisha, Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka uruar drejtorin e ri të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha.

Lekaj përveç urimit për drejtorin e ri, ka theksuar se greva aktuale e kontrollorëve ajror është tejet e dëmshme.

Ja postimi i plotë i ministrit Lekaj.

Suksese të mëtejme i dëshirova drejtorit të ri të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha.
Besoj në komunikim të frytshëm ndërinstitucional për rezultate pozitive në fushën e aviacionit civil, tani kur po bëhemi gati të marrim përgjegjësitë për hapësirën e ulët ajrore. Në këtë rrugë, u pajtuam se mes të tjerash, greva aktuale e kontrollorëve ajror është tejet e dëmshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat