Hoxha: Radoiçiqin s’e intervistojmë në Serbi, akuzohet edhe për krim të oganizuar dhe tregti me drogë

Aktuale

Hoxha: Radoiçiqin s’e intervistojmë në Serbi, akuzohet edhe për krim të oganizuar dhe tregti me drogë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 21:18
Milan Radoiçiqi

Përveç që është i dyshuar si i përfshirë në vrajsen e Oliver Ivanoviqit, kundër nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiqit është bërë kallëzim penal edhe për krim të organizuar dhe tregti me narkotikë, ka deklaruar Prokurori Special, Sylë Hoxha.

Më herët, avokati i Radoiçiqit, Zhivojin Jokanoviq ka thënë për insajderin serb se dje ka kërkuar nga prokuroria kosovare që klienti i tij të merret në pyetje në Serbi.

“Me këtë rast ai neve nuk na ka zbuluar informacione se Radoiçiqi është i dyshuar për vepra tjera”, shkruan portali serb.

“Gjatë bastisjes së banesës së tij janë gjetur 75 gramë kokainë. Ai është i dyshuar për krim të organizuar dhe tregti me narkotikë”, ka thënë Sylë Hoxha për këtë portal.

Ai ka thënë se Radoiçiq mund të meret në pyetje vetëm në territorin e Kosovës.

“Vrasja e Oliver Ivanoviqit ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe Milan Radoiçiq mundet vetëm këtë të merret në pyetje”, ka thënë ai.

Kështu Hoxha i është përgjigjur edhe avokatit të dyshuarit serb, i cili ka thënë se ka bërë kërkesë në prokurorinë kosovare që Radoiçiq të merret në pyetje në Serbi.

“Unë kam bërë kërkesë. Prokuroria e Kosovës për këtë duhet ta merr miratimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe organeve tjera të Kosovës. Për përgjigje duhet të presim së paku 10 ditë”, ka thënë avokati Jokanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat