Këto janë fluturimet që do të anulohen sot për shkak të grevës

Aktuale

Këto janë fluturimet që do të anulohen sot për shkak të grevës

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 09:15
Ilustrim

Kontrollorët e Trafikut Ajror të Agjencisë së Shërbimeve të Navigimit Ajror në Aeroportin e Prishtinës, do të vazhdojnë grevën edhe sot, e cila do të zgjas për tetë orë.

Për shkak të kësaj greve, sot do të anulohen disa fluturime të planifikuara. Kështu ka bërë të ditur Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se aktualisht mbeten 11 arritje dhe 11 shkuarje në plan të realizohen.

Më poshtë postimi i Hysenit:

Si rrjedhojë e rrethanave të krijuara për shkak të grevës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Agjencisë së Shërbimeve të Navigimit Ajror të Republikës së Kosovës ne si kompani që operojmë me Aeroportin e Prishtinës dëshirojmë të ju njoftojmë me të dhënat për trafikun e planifikuar për sot 15 Shkurt 2019:

Gjithsejt të planifikuara kemi pasur 19 arritje e 19 shkuarje, por për shkak të grevës janë anuluar 8 arritje dhe 8 shkuarje;

Aktualisht mbeten 11 arritje dhe 11 shkuarje në plan të realizohen. Kuptohet se disa nga fluturimet janë riprogramuar duke evituar kornizën kohore të grevës së paralajmëruar për sot.

Kompania Limak Kosova Int’l Airport shpreson që kjo gjendje të evitohet sa më shpejt dhe të gjitha operimet të realizohen sipas planeve sezonale të fluturimeve dhe shfrytëzuesit e aeroportit të mos kenë nevojë për anulime e riprogramime të tilla të fluturimeve, rrjedhimisht udhëtarët të udhëtojnë sipas planifikimeve të tyre. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat