“Zbutet” Vuçiqi, i lut shqiptarët të qetësohen, nuk kemi fëmijë për të hedhur...

Aktuale

“Zbutet” Vuçiqi, i lut shqiptarët të qetësohen, nuk kemi fëmijë për të hedhur...

Nga: F. B. Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 09:37
Aleksandër Vuçiq

Duke fol para qytetarëve të Shabacit në kuadër të fushatës “Ardhmëria e Serbisë”, presidenti i Serbisë, Alekasandar Vuçiq pasi ka fol për situatën ekonomike, për krijimin e mirëqenies dhe synimet se Serbisë, ka folur edhe lidhur me problemin shekullor që ka Serbia përkatësisht raportet Kosovë Serbi, shkruan “Politika”, transmeton “Bota sot”.

“Kemi një problem, që po zgjat me shekuj, jo me dekada dhe ai është raporti mes serbëve dhe shqiptarëve, përkatësisht raporti me pushtetin në Prishtinë”, tha Vuçiq, duke shtuar se kanë punë me njerëz të pa përgjegjshëm, prej të cilëve nuk dimë çka mund të pritet.

“Por nuk dua të vajtoj, puna jonë është që të sigurojmë paqe për popullin tonë që të jetojë me nder dhe të mund të furnizohet me mallra nga Serbia”, tha Vuçiq.

Ai shton se nuk kemi njerëz që të i lëmë në “baltë”, duke nënvizuar se Serbia ka mbijetuar shumë plagë të rënda si “Oluja” e “Blesak”, por Serbia nuk guxon më të heshtë dhe të jetë shurdhmemec në vështirësitë e popullit të vetë

“Duam paqe dhe stabilitet”, theksoi Vuçiq duke përsëritur se lutjen drejtuar Prishtinës nuk e bënë se Serbia është e dobët përkundrazi deri para pak viteve kishim vetëm një aeroplan që mund të fluturonte, sot kemi 14 mig-29 bashkëkohor.

“Ftoj për paqe edhe stabilitet, nuk kemi fëmijë për të hedhur. Nuk na duhet lufta për këtë lus shqiptarët të qetësohen. Ejani të tentojmë të gjejmë kompromis. Nëse nuk doni ejani të jetojmë në paqe, ndoshta do të vij një gjeneratë me e mençur dhe do të zgjidhë këtë”, ka thënë ai.

Fëmijët e tyre nuk janë në Londër do të kenë fatin edhe të fëmijëve tjerë.

“Fëmijëve tanë të Serbisë iu dua paqen, punën në fabrika, të fitojnë shumë më shumë, ndërsa ata që duan duartrokitje të lehta, a do të dërgonin fëmijët e tyre…. Unë nuk do të dërgoj fëmijët tuaj askund, ndërsa ata që duan të shkatërrojnë Serbinë iu them askush nuk do shkatërroj Serbinë”, tha Vuçiq.

“Kemi shumë plane, do ndërtojmë fabrika, stadium, punët po na shkojnë mirë, mos akuzoni kryeministren dhe ministrat që nuk ka më shumë para, sepse unë kërkoj që ata të jenë nikoqir të mirë, të mos kemi arkën shtetërore bosh”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat