Ismaili: Këtë vit do të bëjmë dyfishimin e inspektorëve shëndetësorë - Bota Sot
Ismaili: Këtë vit do të bëjmë dyfishimin e inspektorëve shëndetësorë

Aktuale

Ismaili: Këtë vit do të bëjmë dyfishimin e inspektorëve shëndetësorë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 11:10
Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në raportimin e tij në Komisionin për Shëndetësi, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do ta bëhet dyfishimi i inspektorëve shëndetësor.

Ismaili, përveç kësaj, ka treguar se këtë  vit do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë fuqizimit të rolit dhe ngritjes së kapaciteteve të Inspektoratit.

Sipas tij, kjo do të ndikojë që të mos ndodhin parregullsi që dëmtojnë qytetarët tanë.

“Roli i Inspektoratit do të fuqizohet këtë vit. Kapacitetet do të ngritën. Do të kemi dyfishimin e inspektorëve shëndetësor”.

“Me këtë ngritje, do të kemi një kontroll më të madh të Institucioneve Shëndetësore, në mënyrë që të shmangim çfarëdo parregullsie eventuale që i dëmton qytetarët tanë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...