LDK numëron dështimet e Qeverisë, thotë se i ka gati votat për rrëzimin e saj

Aktuale

LDK numëron dështimet e Qeverisë, thotë se i ka gati votat për rrëzimin e saj

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 11:43
Besian Mustafa

(E plotësuar) - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do të merr pjesë në seancat parlamentare të radhës, por sipas zëdhënësit të kësaj partie, Besian Mustafa do të jetë vendim i deputetëve të Grupit Parlamentar të LDK-së se a do ta votojnë apo jo platformën e grupit negociator për dialogun Kosovë-Serbi.

Mustafa ka thënë se qëndrimi i LDK-së sa i përket dialogut me Serbinë, është për një proces të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke me kufijtë dhe sovranitetin territorial të shpallur më 17 shkurt 2008.

Mustafa: Do të jetë vendim i deputetëve se a do ta votojnë platformën apo jo

“Grupi parlamentar i LDK-së do të merr pjesë nëpër seanca parlamentare, ndërsa sa i përket votimit është vendimit i deputetëve që kanë marr nga qytetarët e Kosovës. Qëndrimi i LDK-së sa i përket dialogut me Serbinë, është që ne jemi për të dialoguar për një proces të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe kufijtë e Kosovës, sovraniteti territorial duhet të jenë ata që i kemi shpallur më 17 shkurt 2008”, theksoi Mustafa.

Në një konferencë për media zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka kritikuar koalicionin qeverisë PAN, në veçanti Qeverinë, që në prag të 11-vjetorit Pavarësisë së Kosovës po përpiqet t’i mbulojë dështimet e saj, duke e quajtur këtë vit të ekonomisë.

Mustafa ka thënë se prapa vitit të ashtuquajtur vit i ekonomisë nuk ka asnjë program zhvillimor.

Mustafa: Për t’i mbuluar dështimet, ka shpallur vitin 2019 vit të ekonomisë pa program zhvillimor

“Ky koalicion qeverisës si rëndom për të mbuluar dështimet e tij, në një fushë sajon një fushatë e një slogan për të na qitur hi syve. Sivjet në vend që t’i kërkoj falje qytetarëve të Kosovës për të gjitha dështimet,  zhvillimet socio-ekonomik të vendit dhe të punojnë me zell për të përmirësuar jetën e qytetarëve, Qeveria ka vendos edhe një herë të mbuloj dështimet e saj, duke shpallur vitin 2019 vit të ekonomisë. Natyrisht parapa vitit të ekonomisë nuk ka asnjë program zhvillimor, asnjë masë zhvillimore, por thjesht një shou mediatik”, tha Mustafa.

Ai ka fajësuar Qeverinë se Telekomin e Kosovës e ka sjell në kolaps total, ku përveç humbjeve dhe rënies së të hyrave, është bërë kompani për mbi-punësim me militant partiak, ndërsa ka paralajmëruar të marr edhe një kredi prej 25 milionë euro.

Mustafa tha se Telekomi dhe ndërmarrjet publike janë pronë e qytetarëve të Kosovës dhe Qeveria ka obligim kushtetues ligjor të mbroj këtë pasuri të qytetarëve të Kosovës, e të punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve publike.

Mustafa: Përveç humbjeve vjetore në Telekomi është një rritje enorme e mbi punësimit

“Përveç këtyre humbjeve vjetore dhe rritjes enorme të mbi punësimit të militantëve partiak të koalicionit PAN, tanimë siç duket Telekomi do të detyrohet t’i paguaj kompanisë Z-mobile 30 milionë euro dëmshpërblim, duke shtuar këtu edhe kamatën edhe shpenzimet e përfaqësimit. Në vend që Qeveria t’i ndëshkoj përgjegjësit për shkatërrimin e vazhdueshëm të Telekomit, ajo tanimë ka paralajmëruar që do të merr një kredi prej 25 milionë euro për t’i paguar dështimet koporative të Telekomit dhe dështimet mbikëqyrëse të vet qeverisë”, theksoi Mustafa. 

Zëdhënësi Mustafa tha po ashtu se dështim tjetër është edhe rënia e investimeve të huaja, rënia e eksporteve dhe rritja e importit. Ndër të tjera, ai ka thënë se Kosova ka një papunësi 30.7 përqind ose mbi 50 përqind e të rinjve janë të papunë.

LDK: Qeverinë po përpiqet t’i mbuloi dështimet

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ka kritikuar koalicionin qeverisë PAN, në veçanti Qeverinë që në prag të 11-vjetorit Pavarësisë së Kosovës po përpiqet t’i mbuloi dështimet, duke e quajtur këtë vit të ekonomisë.

Zëdhënësi i LDK, Besian Mustafa në një konferencë për media ka thënë se Telekomi i Kosovës është në kolaps total, ku përveç humbjeve dhe rënies së të hyrave, është bërë kompani për mbi-punësim me militant partiak.

Ai po ashtu ka përmendur edhe kamatën prej 30 milionë për Z-mobile, si dhe dështimin e fundit siç tha ai për kredinë 20 milionë euro.

Sipas Mustafës, dështimet në telekom dhe në ndërmarrje tjera janë dhjetëra e qindra miliona euro humbje.

Zëdhënësi Mustafa tha po ashtu se dështim tjetër është edhe rënia e investimeve të huaja, rënia e eksporteve dhe rritja e importit.

Ndër të tjera, ai ka thënë se Kosova ka një papunësi 30.7 përqind ose mbi 50 përqind e të rinjve janë të papunë.

***

Ai tha se për rrëzimin e saj Lidhje Demokratike e Kosoves ka kohë që i ka gati votat.

Duke numëruar dështimet Qeverisë në sferën Ekonomike ai tha se eshtë e papranueshme që viti 2019 te quhet vit i ekonomisë nga Qeveria.

“Sivjet në vend qe ti kërkojë falje qytetarëve të Kosovës Qeveria ka vendosur edhe njëherë ti mbulojë dështimet e saj duke e shpallur vitin 2019 vit të Ekonomisë.

“Telekomi i Kosovës është ne kolaps total, përvec humbjeve vjetore dhe rritjes enorme te punësimit te militanteve të PAN-it në të tani do ti paguaj dëmshpërblim 30 milionë euro Z-mobile-it. Në mungesë të liberalizimit të vizave për shkak të partnerëve të këtij koalicionit qytetarët e Kosovës janë më të izoluarit në Evropë”, ka thënë Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat