Veseli: Nuk mbrohet sovraniteti i Kosovës duke injoruar Amerikën

Aktuale

Veseli: Nuk mbrohet sovraniteti i Kosovës duke injoruar Amerikën

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 13:23
Kadri Veseli

(E plotësuar) - Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli edhe një herë ka kërkuar që taksa ndaj shtetit serb të pezullohet për 120 ditë dhe se nuk do të lejojë që në politikën kosovare ShBA dhe BE- ja të jenë kundër Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli pati kritika  edhe për partnerin e tij të koalicionit, kryeministrin Ramush Haradinaj.  ku tha se nuk mbrohet Kosova dhe sovraniteti i saj duke injoruar Amerikën.

Veseli: Nuk mbrohet Kosova dhe sovraniteti i saj duke e injoruar Amerikën

“Ne mund të pezullojmë përkohësisht atë vetëm në një periudhë të caktuar. Pezullimi 120 ditor ka si qëllim që Kosova ta vë në një anë me Shtetet e Bashkuara dhe perëndimi si reflektim i përbashkët për t’i dhënë mundësi  Serbisë që të kemi një marrëveshje historike të përbashkët. Nuk dua dhe nuk do të lejoj që në politikën tonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të jenë kundër nesh dhe aq më pak të jenë në anën e Serbisë...nuk mbrohet Kosova dhe sovraniteti i saj duke e injoruar Amerikën dhe interesat e saj strategjike në rajon këto janë dhe interesa tonë kombëtare të vetmuar nuk kemi me arritur askund”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket dialogut, Veseli tha se Kosova është në një moment vendimtar për vet fatin e saj dhe se përmes dialogut qëllimi është që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, me anë të kësaj marrëveshje nuk do të lejohet apo të cenohet asnjë interes kombëtar.

Veseli: Ka ardhur koha që të arrijmë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë

“Dialogu me Serbinë duhet të ndodhë, duhet t’i besojmë vetës sonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnereve tanë perëndimor. Ka ardhur koha që të arrijmë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Marrëveshja e cila do të përmbyllte një herë e përgjithmonë kapitullin e armiqësisë mes dy vendeve tona...Kosova hynë në dialog me Serbinë sepse i beson Shteteve të Bashkuara të Amerikës  dhe Bashkimit Evropian. Kosova hynë në dialog jo për ta dobësuar vet vetën, por për ta fuqizuar shtetit e pavarur dhe sovran. Qëllimi jonë është shumë i qartë  në përfundim të dialogut duhet të prodhoj një marrëveshje me anë të së cilës Serbia e njeh shtetin e Kosovës dhe hapet rruga për anëtarësimi tonë në të drejtat e plota në organizatën e Kombeve  të  Bashkuara. Kjo marrëveshje nuk do të ndodhë pa u respektuar sovraniteti dhe integriteti i plotë i sht etit tonë”, tha kryeparlamentari Veseli.

Veseli, ftoi dhe partitë opozitare të marrin pjesë në delegacionin shtetëror, sepse  sipas tij gjërat  gjithmonë janë bërë mirë së bashku.

Këto komente, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i ka bërë gjatë manifestimit qendror të themelimit të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”.

Veseli: Duhet t’i dëgjojmë SHBA-të për pezullimin e taksës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova është në një moment vendimtar për fatin e saj dhe se përmes dialogut qëllimi është që Serbia të njohë Pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, me anë të kësaj marrëveshje nuk do të lejohet apo të cenohet asnjë interes kombëtar.

“Dialogu me Serbinë duhet të ndodhë, t’i besojmë vetës dhe partnerëve tanë, ka ardhur koha të përmbyllim këtë sfidë”, tha ai.

Sa i përket taksës, Veseli tha se ka qenë vendim i drejt, mirëpo në rrethanat e një kërkese të qartë të ShBA-së, taksa duhet të pezullohet.

 “Nuk do të lejoj që ShBA të jetë kundër nesh”, tha ai. Veseli.  Ndërsa ftoi dhe partitë opozitare të jenë pjesë në delegacionit shtetëror për dialogun.  

Sipas tij,  gjërat bëhen më së miri, kur bëhen bashkë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat