Kosova ia ndalon hyrjen në Kosovë Odaloviqit, reagojnë në Serbi

Aktuale

Kosova ia ndalon hyrjen në Kosovë Odaloviqit, reagojnë në Serbi

Nga: F. B. Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 13:47
Veljku Odaloviqi

Kryetarit të Komisionit për persona të zhdukur të Qeverisë së Serbisë dhe shefit te grupit punues, Veljku Odaloviqi i është ndaluar hyrja në Kosovë dy ditë më herët, për çka familjet e viktimave serbe kanë kërkuar intervenim të zyrtarëve ndërkombëtar, shkruan “Tanjug”, transmeton “Bota Sot”.

Atij nuk i është lejuar hyrja në Kosovë pas disa orë mbajtje në kufirin administrativ në Jarinje kanë njoftuar përfaqësuesit e familjeve të viktimave në Kosovë

Me rastin e ndalimit të hyrjes në Kosovë nga ministria e Punëve të Jashtme përkatësisht “listës së zezë” familjet e viktimave kanë protestuar dhe kanë kërkuar intervenim të zyrtarëve ndërkombëtare dhe heqjen e ndalesës për personin që me vite lufton për problemet e të zhdukurve.

“Nga përfaqësuesi i OKB në Kosovë, Zahir Tanin presim që në harmoni me mandatit të ndalohet veprimi atyre që i pengon puna në çështjen humanitare edhe civilizuese.

Grupi punues u personave të pagjetur në Prishtinë duhet të reagoj në institucione të Prishtinës lidhur me këtë rast, ndërsa Kryqi i Kuq dhe Be si edhe faktorët tjerë duhet të reagojnë në këto vendime pakuptim të Prishtinës

“Janë hulumtuar shumë lokacione që kanë rezultuar me gjetjen e mbetjeve të rreth 900 personave shqiptarë. Delegacionit të Prishtinës po ashtu i janë dorëzuar rreth 2 mijë e 500 dokumente për shqiptarë e zhdukur” thuhet në kumtesë, duke shtuar se pas ndalimit të hyrjes do të vlerësohet vazhdimi i bashkëpunimit mes dy grupeve punuese.

Me këtë ndalesë institucionet e Prishtinës kanë dërguar porosi të qartë se po duan ndalimin e vazhdimit të procesit të zbardhjes së fatit të personave të zhdukur në konfliktin e Kosovës thuhet në kumtesën e familjeve të personave të zhdukur në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat