Ja çka deklaronte Azem Syla kur nuk kishte Gjykatë Speciale: Unë urdhërova vrasjen e Gani Gecit

Aktuale

Ja çka deklaronte Azem Syla kur nuk kishte Gjykatë Speciale: Unë urdhërova vrasjen e Gani Gecit

Nga: N.H Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 16:10
Azem Syla dhe Gani Geci

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dikur një ndër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ditë më parë i ka kërkuar falje ish-bashkëluftëtarit të tij, Gani Geci, për komunikatën numër 59 të UÇK-së, për ekzekutimin e tij.

E, lidhur me ketë kërkim falje, ka reaguar edhe djali i ish-deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj, Shpëtimi, shkruan "Bota sot".

Ai përmes llogarisë së tij në Facebook, ka postuar një video, ku shihet ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, i cili nuk e kishte mohuar atë që e thotë Gani Geci, për një vendim të shtabit, i cili pati urdhëruar vrasjen e tij gjatë luftës.

Syla kishte deklaruar se nuk i kujtohet saktësisht urdhri, por qëndron pas tij. “Nuk më kujtohet nëse është lëshu një deklaratë nga shtabi, por unë qëndroj pas saj, po them 99 për qind”, kishte deklaruar Syla.

Ndërsa, Shpëtim Hajdaraj shkruan se Azem Syla, në kohën kur nuk ekzistonte Gjykata Speciale deklaronte se kishte urdhëruar vrasjen e Gecit, dhe se ndihej komod para drejtësisë vendore.

“Dëgjojeni çka deklaronte 'daja' në atë kohë kur s'kishte Gjykatë Speciale , dhe natyrisht që ndihej komod para drejtësisë vendore. Ndërsa para dy dite , Hashim Th. me pështyme të tharë në fyt ,deklaroi se ajo komunikatë (59) është shkruar nga 'banhofat' apo "shtabi i banhofave". Kontradikta alla LPK-iste (enveriste) , a mund ti bjerë në fije kush? P.S. "Aty ku shkel kamba e këtij soji , as bari nuk del".”, ka shkruar Hajdaraj në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se Thaçi ndër tjerash në kërkim falje ka thënë se "kanë ndodhur abuzime të individëve me luftën, me emrin e UÇK-së".

"Janë lëshuar komunikata nga banhofa për ta përçarë UÇK-në, njerëzit e UÇK-së", është shprehur ai.

Kjo është bërë, sipas Thaçit, “për të krijuar konfuzion në opinionin publik, por edhe për të cenuar njerëzit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat