Haradinaj:ShBA ka luajtur rol kyç në lirinë, pavarësinë dhe tani në shtetndërtimin e Kosovës

Aktuale

Haradinaj:ShBA ka luajtur rol kyç në lirinë, pavarësinë dhe tani në shtetndërtimin e Kosovës

Nga: Z.B Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 16:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është takuar me senatoren amerikane, Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Komitetit për Forcat e Armatosura në Senatin Amerikan dhe senatorin Ron Johnson, Kryetar i Komitetit për Siguri Kombëtare dhe Nënkomitetit për Evropën dhe Bashkëpunimit Rajonal për Siguri, përcjell “Bota sot”.

Më tutje Haradinaj thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur rol kyç në lirinë, pavarësinë dhe tani në shtetndërtimin e Kosovës, dhe për këtë u jemi gjithmonë mirënjohës.


Postimi i Plotë:

Takim bilateral, tejet i frytshëm me senatoren amerikane, Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Komitetit për Forcat e Armatosura në Senatin Amerikan dhe senatorin Ron Johnson, Kryetar i Komitetit për Siguri Kombëtare dhe Nënkomitetit për Evropën dhe Bashkëpunimit Rajonal për Siguri.

Në këtë takim, i njoftova senatorët Shaheen dhe Johnson për të arriturat e Republikës së Kosovës, prioritetet e Qeverisë, për tranzicionin e susksesshëm dhe transparent FSK-së në ushtri, zhvillim ekonomik të vendit, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, rolin dhe kontributin e Kosovës në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe tema të rëndësishme për vendin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur rol kyç në lirinë, pavarësinë dhe tani në shtetndërtimin e Kosovës, dhe për këtë u jemi gjithmonë mirënjohës.

Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën. RH
 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat