“Komunikatat nga Bahnhofi të Ibrahim Kelmendit dhe Ali Ahmetit”

Aktuale

“Komunikatat nga Bahnhofi të Ibrahim Kelmendit dhe Ali Ahmetit”

Nga: D.RR Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 16:20
Ibrahim Kelmendi dhe Ali Ahmeti

Lidhur me komunikatat e UÇK-së, ka reaguar edhe publicisti Sefedin Krasniqi.

Ai thotë se s’ka asnjë dyshim që komunikatat janë lëshuar edhe nga Bahnofat, mirëpo duhet të dihet se nga “Banhofi i Ibrahim Kelmendit apo Ali Ahmetit”.

Shkrimi i plotë:

Çka po ndodh më komunikatat e frikshme të UÇK-se?

Muhamet Kelmendi e ka qartësuar me kohë: “49 komunikatat e para i ka lëshuar LPK, në emër të UÇK-se”. Nga e 50-ta qenkan shkruar ne KS (Malet e Berishes) Jakup Krasniqi. Nga kjo rezulton që Bardhyli, ne atë kohe, nuk ka qenë rezident në Kosove. Megjithatë, si “shef” i NATO-s, edhe ky një e paska “qëndisur” nga Selia e saj! Aferim...
Por, që ka komunikata që janë shkruar nepër Bahnhof ( stacion treni) s’ka asnjë dyshim. Vetëm duhet të dihet: nga Bahnhofi i Ibrahim Kelmendit apo Ali Ahmetit!?
Pse Ibrahimi s’po bene zë kur dihet sa i zhurmshëm është kur flitet për UÇK?
Sa mire qe i qartësuan edhe punën e listave, ne baze të cilave u likuiduan shume personalitete shqiptare... 
Duke ju njohur live (shumicën prej jush - të LPK-se) e kam ditur qe jeni të ligj, por jo deri ne këtë deregje!
Uroj qe komunikatat e UÇK-se, të lëshuara ne Kosove, të mos jenë lëshuar nga Bahnhofi i Kosovo Poljes apo ai i Zvečanit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat