Abazi reagon ashpër: Prokurori të veprojë ndaj presidentit, kryeparlamentarit dhe dy bashkryesuesve të tyre

Aktuale

Abazi reagon ashpër: Prokurori të veprojë ndaj presidentit, kryeparlamentarit dhe dy bashkryesuesve të tyre

Nga: A.ZH Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 17:30
Haki Abazi

Analisti politik Haki Abazi ka kritikuar krerët shtetërore për Platformën e hartuar për Dialogun me Serbinë.

Abazi në një postim në Facebook, ka thënë se kjo Platformë, tenton të zëvendëson Kushtetutën e Kosovës, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se integriteti territorial, sovraniteti, funksionimi dhe përgjegjësia institucionale, përcaktohet me Kushtetutë, e jo me platform.

Abazi ka ftuar Prokurorin e Shtetit që të veprojë kundër këtij manipulimi, që sipas tij, është bërë nga kryeparlamentari, presidenti dhe dy bashkëkryesit e tyre.

“Kjo praktike duhet ndaluar me veprimin e prokurorisë shtetërore ashtu siç kanë bërë prokuroria Speciale në Maqedoni kur kanë vepruar kundër Gruevskit”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë i Abazit pa ndërhyrje:

Vetem ne Kosove ndodhe qe me platforme tentohet te zevendesohet Kushtetuta. Integriteti territorial, sovraniteti, funksionimi dhe pergjegjesia institucionale prezicohet, sanksionohet dhe percaktohet me Kushtetute dhe ligjet e aprovuara. Prokurori i shtetit duhet te veproje kunder ketij manipulimi qe kryetari i parlamentit dhe dy bashkryesuesit dhe presidenti jane duke orkestruar kunder kushtetutshmerise se vendit tone.

Kjo loje manipuluese tregon qe keta njerez nuk e kane pjekurine e domosdoshme per shtetesi dhe dergojne mesazhe te gabuara tek vendet qe nuk e kane njohur shtetin e Kosoves. Kjo praktike duhet ndaluar me veprimin e prokurorise shtetrore ashtu siç kane bere prokuroria speciale ne Manqedoni kur kane vepruar kunder Gruevskit dhe bashkepunetoreve te tij per te hapur perspektiven Euro-Atlantike.

Vetem ne Kosove ndodhe qe jo parimoret te shkruajne parime mbi parimet kushtetuese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat