Mynihu bën bashkë për herë të parë Cakajn dhe Thaçin

Aktuale

Mynihu bën bashkë për herë të parë Cakajn dhe Thaçin

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 19:55
Thaçi dhe Cakaj

Në konferencën e Sigurisë e cila është duke u mbajtur në Mynih ka bërë bashkë edhe shumë liderë shqiptarë. Në mesin e tyre është e ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Gjatë kësaj konference, Cakaj është takuar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Përveç presidentit Thaçi Cakaj shihet se është takuar edhe me Komisionerin Evropian, Johannes Hahn.

Në këtë konferencë e cila mbahet çdo vit, janë duke marr pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat