Zeka: Limaj, Ahmeti e Pacolli kanë qëllim që ta “djegin” Haradinajn

Aktuale

Zeka: Limaj, Ahmeti e Pacolli kanë qëllim që ta “djegin” Haradinajn

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 00:19
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka thotë se partnerët në koalicionin qeverisës nuk janë të sinqertë me njëri-tjetrin.

Sipas tij, Limaj, Ahmeti dhe Pacolli synojnë ‘djegien’ e Haradinajt në politikë.

Zeka në DPT te Fidani, në T7, ka treguar se edhe disa këshilltar të kryeministrit punojnë kundër tij.

“ Hashim Thaçi në restorante të ndryshme takohet me Limajn, Ahmetin, Paciollin e Gashin. Këto takime behën pa pranin e kryeministër Ramush Haradinaj. Pra, të gjithë këtë që i përmend janë që hiqet taksa. Kjo tregon se Thaçi dhe këtë të tjerët po punojnë kundër Haradinajt”, ka thënë Zeka.

Ai ka thënë se këtë liderë ndryshe flasin me Haradinajn e ndryshe me Thaçin.

Deputeti i Nismës thotë se këtë persona bëjnë politik për interesa të veta.

“ Këta po duan ta qojnë deri në avullim. Deri në eleminin e tij politikë. Pra, këtë e kanë testuar damarin e tij të sinqertë, dhe me këtë pu luajnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat