Deklarata e pavarësisë niset për në shtatë qendrat kryesore të Kosovës - Bota Sot
Deklarata e pavarësisë niset për në shtatë qendrat kryesore të Kosovës

Aktuale

Deklarata e pavarësisë niset për në shtatë qendrat kryesore të Kosovës

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 07:13
Nisja

(E plotësohet) - Për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, deklarata që e shpalli të pavarur Kosovën u nis nga Kuvendi i Kosovës, për në shtatë qendrat kryesore të Kosovës.

Të rreshtuar për një, ushtarët e gardës ceremoniale po qëndronin para deklaratës se pavarësisë për të nderuar atë.

Drejtori i protokollit të shtetit, Orhan Hajrizi tha se këto deklarata do të qëndrojnë deri të hënën në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të shohin nga afër këtë akt të veçantë të shtetit.

Hajrizi: Kjo deklaratë do të qëndroj në qendrat kryesore deri të hënën

“Sot jemi këtu duke e nisur Deklaratën e Pavarësisë në 7 qendrat kryesore të Kosovës, siç e kemi thënë dhe gjatë prononcimeve tona të mëhershme, kjo deklaratë do të qëndroj në qendrat kryesore të qyteteve të Kosovës deri të hënën në mbrëmje ku qytetarët do të kenë mundësi të shohin për së afërmi dhe të bëjnë ndonjë foto”, tha ai.

Deklarata e Pavarësisë u nis me siguri maksimalë, ku nën përcjelljen e policisë gjatë gjithë rrugëtimit do të mbërrijnë në destinacionet e caktuara.

Ndërsa, qyteti i parë ku do të mbërri deklarata e pavarësisë është vet kryeqyteti, pastaj qyteti i Mitrovicës, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Pejë dhe Ferizaj.

Deklarata e Pavarësisë dërgohet në 7 qendrat e Kosovës (Drejtpërdrejt)

Sot niset Deklarata e Pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës, për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës.

Deklarata do të dërgohet në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj.Nisja e Deklaratave përcjellet në mënyrë ceremoniale nga Garda Shtetërore.

Shoqërimi deri në komunat respektive do të kryhet nga një patrullë e Policisë së Kosovës dhe nga një zyrtar përgjegjës i secilës komunë, i cili do të jetë përgjegjës për vendosjen e Deklaratës së Pavarësisë në sheshin kryesor të qytetit.

Deklarata e Pavarësisë dërgohet në 7 qendrat e Kosovës

Sot niset Deklarata e Pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës, për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës.

Deklarata do të dërgohet në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj.

Nisja e Deklaratave përcjellet në mënyrë ceremoniale nga Garda Shtetërore. Shoqërimi deri në komunat respektive do të kryhet nga një patrullë e Policisë së Kosovës dhe nga një zyrtar përgjegjës i secilës komunë, i cili do të jetë përgjegjës për vendosjen e Deklaratës së Pavarësisë në sheshin kryesor të qytetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...