Paralajmërohet zbardhja e vrasjes së gazetarit Ali Uka, ish cimerit të presidentit Thaçi - Bota Sot
Paralajmërohet zbardhja e vrasjes së gazetarit Ali Uka, ish cimerit të presidentit Thaçi

Aktuale

Paralajmërohet zbardhja e vrasjes së gazetarit Ali Uka, ish cimerit të presidentit Thaçi

Nga: D.RR Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 07:37
Ali Ukaj, zëdhënësi i parë i UÇK-së

Ushtaraku shqiptaro-amerikan, Muharrem Maralusha , përmes një komenti në Facebook ka folur rreth vrasjes së ish gazetarit, Ali Uka.

Uka ishte edhe zëdhënës i UÇK-në gjatë asaj kohe.

Ai shkruan se, organizatorët e vrasjes së Ukës gjenden në Kosovë, përkatësisht në pushtet.

Ai paralajmëron se disa organe të drejtësisë ndërkombëtare, janë duke u marrë me zbardhjen e vrasjes së tij.

Postimi i plotë:

Zbardhimi i vrasjese se Ali Ukes, ka me u zbardhe shume shpejte. Organizatorët e vrasjes gjinden sot në Kosovë. Dhe besoj se kanë me e lexue këtë postim të shkurt si të qohen prej gjumit.

Image
Ushtaraku shqiptaro-amerikan, Muharrem Maralusha

 

Organet përkatëse që janë tu u marr me ketë rast jane tue punue me nji shpejtesi ma te madhe se organet ne Kosove. Qe 20 vjete, organet e dretesise ne Kosove, e dijne kush jane organizatoret e kesaj vrasje makabre. Por organizatoret sot gjinden ne pushtet ne Kosove dhe kur nuk do te zbardhojn krimin, se drejtesija ne Kosove sot esht ne duert e atyne qe e kane organizue dhe qe e kan zbatue ket vrasje.. Kjo esht arsyeja qe do organe nderkombetare qe ja dojne te miren Kosoves, jan tue u mare me ket pune. E ket poashtu sot gjinden ne pushtet dhe e lavdojne vehten si heroj dhe shlirimtare te Kosoves.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...