Vuçiq: Gjermania nuk e do ndryshimin e kufijve të Kosovës

Aktuale

Vuçiq: Gjermania nuk e do ndryshimin e kufijve të Kosovës

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 09:20
Angela Merkel dhe Aleksandar Vuçiq

Ai ka thënë se është falënderues që Gjermania të pranojë ta dëgjojë Serbinë, për shkak të pozicionit të fortë mbështetës të Berlinit për pavarësinë.

“Pozicioni ynë në të tilla takime është shumë i vështirë. Tani na duhet të bëjmë mrekulli vetë që të na dëgjojnë dhe për këtë i falënderojmë. Ata e kanë pranuar Kosovën e pavarur dhe kur ata flasin për ndryshim kufijsh, ata flasin për ndryshim kufijsh që nuk lejohen”, ka thënë Vuçiqi.

“Kjo duhet t’u bëhet e qartë të gjithëve, sepse njerëzve tanë në Serbi shumë mashtrues provojnë t’ua shesin tregimin se si janë kundër ndryshimit të kufijve, porse Kosova është Serbi. Nuk është kështu, ata [Gjermania] thjesht nuk duan që të ndryshojnë kufijtë e Kosovës së pavarur”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat