Mbretëresha Elizabeth II uroi presidentin Thaçi për 11 vjetorin e Pavarësisë

Aktuale

Mbretëresha Elizabeth II uroi presidentin Thaçi për 11 vjetorin e Pavarësisë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 10:31
Mbretëresha Elizabeth II

Madhëria e saj, Mbretëresha Elizabeth II, e ka uruar Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe popullin e Kosovës për 11 Vjetorin e Pavarësisë.

Në urimin e Mbretëreshës Elizabeth II, thuhet “Kam kënaqësinë e madhe të Ju përcjell, Shkëlqesisë Suaj, urimet e mia për festimin e Ditës suaj Kombëtare, së bashku me dëshirat e mia më të mira për lumturinë dhe prosperitetin e popullit të Kosovës në vitin e ardhshëm. Elizabeth R”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat