Vllahiu për Hivzi Krasniqin: Nuk dua ta besoj ende se ke ikë në amshim

Aktuale

Vllahiu për Hivzi Krasniqin: Nuk dua ta besoj ende se ke ikë në amshim

Nga: Z.B Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 10:53
Hivzi Krasniqi

Arbër Vllahiu, ambasador për  Kosovën në Çeki. përmes një postimi në rrjetin social Facebook,  ka kujtuar mikun e tij për shuarjen nga jeta Hivzi Krasniqi, përcjell “Bota sot”.

Ai tutje shkrun se, e trishtueshme mu duk çdo gjë, miku im. E gjatë nata dhe kujtimet pa fund për ty, njeriun e dashtun. Plot 30 vjet mbushen që kur më dhe forcën e kurajen të merrem me radio gazetarinë.

Përndryshe Hivzi Krasniqi ka treguar prirje të dalluar në shkrimin e teksteve të këngëve hit dhe kështu pas vetes ka lënë mbi 1.000 tekste të dalluara me të cilat ka lënë gjurmë të pashlyeshme edhe në këtë lëmi.

Postimi i plotë:

Miku im, Hivzi. Nuk e prita lajmin e shuarjes tënde, në mes të natës, meqëne dija sa fort kishe lidh besën me jetën që e doje dhe e çmoje shumë. Nuk e besova se me kaq papritur do të kesh ikë pa e thënë edhe një fjalë dhe pa e dëgju edhe një qeshje tënden me shpirt. E trishtueshme mu duk çdo gjë, miku im. E gjatë nata dhe kujtimet pa fund për ty, njeriun e dashtun. Plot 30 vjet mbushen që kur më dhe forcën e kurajen të merrem me radio gazetarinë. Nuk ishe vetëm një redaktor imi në Radio Prishtinën e atëhershme, por mik dhe shumë herë prind, që më drejtove në jetë. Ti ishe zëri i radios së secilit qytetar, ishe shpirti i tyre. Ti ju dhe jetë këngëve shqipe. Nuk dua ta besoj ende se ke ikë në amshim. Por ti pusho i qetë tani, e ne do të mbajmë në zemër ty dhe kujtimet tona. Me zemër të thyer, Lamtumirë Hivzi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat