Haradinaj:Kroacia shembulli më i mirë që duhet të ndjek Kosova

Aktuale

Haradinaj:Kroacia shembulli më i mirë që duhet të ndjek Kosova

Nga: Z.B Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 12:07
Ramush Haradinaj dhe Andrej Plenkovic

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë,  është takuar me me kryeministrinë e Kroacisë,  Andrej Plenkovic, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se me kryeministri kroat dakorduam që të intensifikojmë agjendën politike dhe ekonomike dhe kërkova mbështetjen kroate në rrugën tonë euro-atlantike.

Postimi i plotë:

Kroacia si anëtare e BE-së dhe NATO-s, është shembull i mirë që duhet ndjekur nga Kosova në procesin e integrimeve euroatlantike.

Për shumë tema në interes të të dyja vendeve, biseduam sot me Andrej Plenkovic, kryeministrin e Kroacisë në një takim bilateral.

U dakorduam që të intensifikojmë agjendën politike dhe ekonomike dhe kërkova mbështetjen kroate në rrugën tonë euro-atlantike.RH
 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat