Kurti: Thaçi në vend të përmbushë premtimin për korrigjim kufiri me Malin e Zi, nisi premtimin me Serbinë

Aktuale

Kurti: Thaçi në vend të përmbushë premtimin për korrigjim kufiri me Malin e Zi, nisi premtimin me Serbinë

Nga: Z.B Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 12:20
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kujtuar se sot janë mbushur fiks një vit nga marrëveshja Thaçi-Vujanoviq, përcjell “Bota sot”.

Kurti, tutje ka thënë se në vend të përmbushjes së premtimit, i njëjti njeri nisi me premtimin për korrigjim kufiri edhe me Serbinë.

“'Korrigjimet' e njeriut më të gabuar që ka Kosova janë veçse gabime të reja. Një qeveri e re e Kosovës duhet ta mundësojë korrigjimin e pasurisë së tij”, ka thënë Kurt

Postimi i plotë:

Sot janë mbushur fiks një vit nga marrëveshja Thaçi-Vujanoviq. Thanë se me atë nënshkrim e garantojnë korrigjimin e kufirit me Malin e Zi dhe do t'i kthejnë ato 8.200 hektarë. Kësisoj i mashtruan deputetët që ratifikuan demarkacionin më 21 mars 2018. Në vend të përmbushjes së premtimit, i njëjti njeri nisi me premtimin për korrigjim kufiri edhe me Serbinë. 'Korrigjimet' e njeriut më të gabuar që ka Kosova janë veçse gabime të reja. Një qeveri e re e Kosovës duhet ta mundësojë korrigjimin e pasurisë së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat