Kosova do të hapë konsullatën e përgjithshme në Zarë të Kroacisë

Aktuale

Kosova do të hapë konsullatën e përgjithshme në Zarë të Kroacisë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 12:45
Behgjet Pacolli së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj u takuan sot me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq

Në margjinat e konferencës së sigurisë në Munih, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Behgjet Pacolli së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj u takuan sot me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq.

Republika e Kosovës dhe shteti kroat do t’i avancojnë raportet politike dhe ekonomike si dy partnerë strategjikë në Ballkan, shkruan Pacolli në Facebook.

“Raportet me Kroacinë do t’i avancojmë edhe më tej duke hapur edhe konsullatën e përgjithshme në Zarë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat