Ushtria po pret Humveet e dhuruara nga ShBA, sivjet blen edhe disa tjera

Aktuale

Ushtria po pret Humveet e dhuruara nga ShBA, sivjet blen edhe disa tjera

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 12:54
Humvee

Nga 14 dhjetori i vitit 2018 kur përfundimisht edhe zyrtarisht Forca e Sigurisë së Kosovës u transformua në Ushtri të Kosovës, kësaj të fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i kumtuan lajmin se do t’i dhurojnë 27 automjete ushtarake të tipit Humvee.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) i ka blerë vetëm 24 automjete multifunksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë dhe në ditët ë para si ushtri i kanë arritur nga ShBA-ja në Kosovë.

Por, vonesat e 27 automjeteve të tjera po konsiderohen se po ndodh si pasoj e mos heqjes së taksës ndaj mallrave serbe që ka vendosur Qeverisë së Kosovës, ani pse ShBA po rekomandon për një pezullim të saj.

Ka qenë vetë komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, i cili është shprehur i shqetësuar në lidhje me vonesën e këtij donacioni që ka vlerë milionëshe.

Ai thotë se 12 milionë euro është vlera e veturave ushtarake Humvee, të cilat po rrezikojnë të mos i marrë FSK-ja nga ushtria amerikane në mesin e këtij muaji.

Ndërkohë zyrtarë nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës as tani nuk kanë dhënë detaje se kur do të arrijnë 27 mjetet ushtarake të premtuara si donacion për FSK-në.

Por, sipas tyre gjatë vitit 2019, pritet që të blihen ende mjete ushtarake për Ushtrinë e Kosovës me para të shtetit.

Ibrahim Shala, zëdhënës në Ministrisë së Mbrojtjes, ka thënë se me zyrtarizimin e ligjit të Buxhetit për vitin 2019, pritet që të bëhen porosi të reja për shtimin e mjeteve ushtarake për ushtrinë.

“Të gjitha mjetet ushtarake Humvee të parapara për blerje në vitin 2018 janë marrë. Kurse për vitin 2019 ende nuk është bërë ndonjë porosi, sepse pritet të zyrtarizohet Ligji i buxhetit për vitin 2019 dhe mandej do të bëhen porositë e reja”, është shprehur Shala për FaktePlus.

Ndryshe FSK-ja me marrjen e kapaciteteve ushtarake ka nisur transformimin. Tashmë shtylla e parë e Forcës, Ministria e Mbrojtjes, ka nisur procesin e transformimit dhe paralelisht më të është duke u punuar për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Kurse nga 11 shkurti Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka shpallur zyrtarisht konkursin publik për rekrutimin e rekrutëve, respektivisht ushtarëve që do të shërbejnë në komponentën aktive të Ushtrisë së Kosovës.

Afati i konkurrimit për gjithë të interesuarit që dëshirojnë të bëhen ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të jetë i hapur deri më 22 shkurt 2019. Kësaj radhe do të pranohen 650 ushtarë të rinj në FSK

Sipas planifikimeve FSK-ja apo Ushtria e Kosovës, në vitet vijuese, do të pajiset më gjithë armatimin e mjaftueshëm dhe të nevojshëm për t’i kryer detyrat që dalin nga misioni i ri.

Kalibri më i madh që është paraparë për Ushtrinë e Kosovës, do të jenë topat deri në 105 milimetra, minahedhës deri 120 milimetra, mbrojtje kundërajrore, helikopterë dhe të gjithë armatimin nën këtë kalibër.

Në Ushtrinë e Kosovës është paraparë të jenë gjithsej 8 mijë pjesëtarë, prej tyre 5 mijë në komponentën aktive dhe 3 mijë tjerë në atë rezervë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat