Berisha: Qytetarët e duan Republikën e 17 shkurtit, nuk iu interesojnë propagandat

Aktuale

Berisha: Qytetarët e duan Republikën e 17 shkurtit, nuk iu interesojnë propagandat

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 16:01
Deputeti Bekë Berisha

Në një postim të tijin në Facebook, deputetit nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, duke u thirrur në një hulumtim të realizuar nga P.I.P.O.S ku thuhet se 84% e qytetarëve janë kundër shkëmbimit të territoreve, ka thënë se nëse ndodh shkëmbimi i territoreve, vendi do të pësonte fiasko.

Ja postimi i tij në facebook

Ideja për shkëmbim territoresh, fiasko në popull

Sipas rezultatit të hulumtimit të opinionit publik, realizuar nga P.I.P.O.S, e të publikuar sot në mediat në Prishtinë, janë 84 për qind e popullit kundër shkëmbimit të territore, ndërsa vetëm 3 për qind janë për shkëmbim territoresh.

Këto të dhëna flasin qartë se duhet hequr dorë përgjithmonë nga kjo ide e pavend, e paqëlluar dhe e gabueshme.

Qytetarët e duan Republikën e Kosovës së 17 shkurtit. Propagandimet tjera nuk funksionojnë.

Në 11 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, zëri i popullit të Kosovës duhet të dëgjohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat