Ministri britanik: Nuk do ta lëmë Ballkanin Perëndimor të rrezikohet nga Rusia

Aktuale

Ministri britanik: Nuk do ta lëmë Ballkanin Perëndimor të rrezikohet nga Rusia

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 16:18
Gavin Williamson

Ai ka thënë se nuk do të braktisin shtetet të cilat janë në rrezik nga Rusia.

“Ne nuk do t’i braktisim shtete të cilat Rusia po përpiqet t’i rrezikojë, siç është Ukrania dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai, shkruan Reuters.

Williamson ka drejtuar akuza të rënda ndaj Rusisë, duke thënë se shteti që po udhëhiqet nga Putini po përpiqet që ta fus Ballkanin në një garë të re të armatimit.

 Ai i ka bërë thirrje Moskës që të përmirësojë raportet me vendet perëndimore nëpërmjet dialogut.

“NATO është edhe më tej një faktor i rëndësishëm, sepse kundërshtari i vjetër ka hyrë edhe më mirë në lojë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat