Ganimete Musliu i thotë Sami Lushtakut: Ishalla nuk të mbushet mendja me kandidu për President

Aktuale

Ganimete Musliu i thotë Sami Lushtakut: Ishalla nuk të mbushet mendja me kandidu për President

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 17:16
Skenderaj

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka publikuar disa pamje në Facebook nga zgjedhjet e partisë së saj në Rezallë të Skenderajt.

Ajo është mburrur për faktin që aty kishte shumë përkrahës të Sami Lushtakut. Madje atij i ka thënë ‘’ishalla nuk t’mushet mendja me kandidu per President me vota te hapura’’.

‘’Kryetar ishalla nuk t’mushet mendja me kandidu per President me vota te hapura se telashe ki mi ba do do.

Zgjedhjet e Partise Demokratike te Kosovës Nendega Rezallë, SamiLushtaku vazhdon te jete Lideri me i besueshem ne projektin #DekadaeRe #PDK’’, ka shkruar Musliu.

Kujtojmë që tash e sa javë Partia Demokratike e Kosovës ka shpallur të hapura zgjedhjet e brendshme në gjithë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat