Përballja e tensionuar Thaçi-Vuçiq: Ne kemi bërë të gjitha – Prishtina asgjë, kush ka vra civilët tanë?

Aktuale

Përballja e tensionuar Thaçi-Vuçiq: Ne kemi bërë të gjitha – Prishtina asgjë, kush ka vra civilët tanë?

Nga: F.B Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 18:09
Aleksandar Vuçiq, Johanes Han dhe Hashim Thaçi

Presidentët e Serbisë dhe Kosovës Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi janë duke diskutuar në panelin para opinionit botëror!. Në panelin e Konferencës së sigurisë në Mynhen po merr pjesë edhe Johanes Han dhe Volfgang Ishinger që ka sjell liderë nga e gjithë bota.

Vuçia ka thënë në këtë panel se “ Çdo gjë nga marrëveshja e Brukselit nuk është në harmoni me Kushtetutën e Serbisë, Ne nuk brengosemi për kushtetutën e tyre sepse nuk i njohim si shtet. Zotëri Thaçi ka thënë se Serbia ka obligim që mos të pengoj hyrjen e Kosovës në institucione ndërkombëtare, ajo nuk është në marrëveshjen e Brukselit” .

Ai shtoi se ka një pyetje për Thaçin, nëse çdo gjë ka marr fund, çka ju duhemi ne? Pse nuk jeni anëtar i Interpolit, anëtar i OKB-së. Prishtina gjithë fajëson palën tjetër, ata kurrë nuk janë fajtor. Ne bëjmë çdo gjë të ulim pritjet e opinionit, përderisa ata punojnë që të rriten pritjet. 

Thaçi ka thënë se pavarësia nuk do të jetë dhuratë nga Beogradi

“Lehtë është të bëhet dramë dhe të luash viktimën. Vuçiq edhe më tutje nuk kupton se unë jam president i një shteti suveren. Armiqësia është e thellë, por unë shpresojs e do të kemi sukses. Duam të arrijmë atë që të pranojnë Kosovën dhe hyrjen e Kosovës në OKB. E di se kjo nuk do te ëjetë dhuratë nga Beogradi për Prishtinën. Duhet të bëjmë diçka si kthim. Bile edhe Rusia mund të pranojë marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë presidenti Thaçi. 

Han: Ardhmëri e mirë për popullin tuaj

Si e sheh situatën Johanes Han: “ Çdo gjë që ju bëni, nuk është që ne të jemi të kënaqur por në interesin e qytetarëve tuaj. Rreth  75 për qind e e popujve të regjionit e duan pranimin dhe e kuptojnë sa e rëndësishme është qetësia – gjendja e rehatisë. Mendoj në papunësi, nëse punojmë në bashkëpunimin regjional. Nëse ndokush të bllokon, do të bllokojnë ehde ty të tjerët. Nuk duam të sjellim jo stabilitet. Ky është interesi i njerëzve në terren” ka thënë Han.

Ishinger: Kjo nuk është  një lojë e imtë, nuk pranojmë se është e pamundur marrëveshja

Volfgang Ishinger, njeriu kyç i konferencës duke ju drejtuar Thaçit e Vuçiqit tha:

“Kjo nuk është lojë e imtë për të cilën ju flisni. E dij se është shumë vështirë. Si gjerman nuk ekziston kategoria e pamundësisë së zgjidhjes së konfliktit politik. Ne këtë e kemi mësuar para 28 viteve, kur diçka i ka ndidhur vendit tonë. Aso kohe kam filluar të besoj në atë proces. Është e nevojshme vullneti politike, e drejta, koha...Nuk dua të pranoj nga kushdo qoftë prej juve se është e pamundur të arrihet marrëveshja”.

Vuçiq në reagim replikën e Thaçit tha se shqiptarët jo që nuk kanë përmbush asnjë kusht, të vetmin q kishin asociacionin dhe nuk e kanë formuar:

“Ai po thotë (Thaçi) se është obligim që Serbia mos të kundërshtoj hyrjen e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare. Kjo nuk shkruan në marrëveshje, ishte propozuar unë se kam pranuar. Le ta gjej ku shkruan se jemi marr vesh që Beogradi nuk duhet të kundërshtojë hyrjen. Gjeje, nuk mundesh se nuk ekziston” ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se “ Tash 102 ditë janë vendosur taksat kundër Serbisë. Ndonëse bashkësia ndërkombëtare ka bërë presion, ata nuk kanë zgjedhur këtë çështje, Janë shumë kokëfortë dhe thonë se ato do të vazhdojnë derisa Serbia të njeh Kosovën. Serbia nuk ka ndërmarra masa kthyese, nuk e kemi ndërmarr asgjë kundër ndërsa tash ballafaqohemi me platformën për dialog, platformën kundër dialogut ka thënë Vuçiq duke shtuar se pas gjithë kësaj unë them se Prishtina po fol por nuk po bënë asgjë çka po fol.

“pse jemi ne pjesë e dialogut? Ata po presin vetëm nënshkrimin tonë... të përkujtoj, Serbia është sjell me përgjegjësi dhe popullit tim në Kosovë i kamë thënë se paqja është më e rëndësishmja – tha Vuçiq.

Thaçi: Kush i vrau civilët tanë?

“Raportet e Kosovës dhe Serbisë janë më të rënda se ato mes Greqisë dhe Maqedonisë. Sot kam planifikuar të fokusohem në ardhmërinë mes Prishtinës dhe Beogradit. Tash jemi në një konflikt të ngrirë. Duhet të gjejmë një zgjidhje që një herë e mirë të vendoset paqja në Kosovë. Presidenti Vuçiq përmendi disa gjëra, në marrëveshjen e Brukselit qëndron se Serbia nuk do të kundërshtoj pranimin e Kosovës në organizata tjera ndërkombëtare. Prandaj kemi vendosur taksat, kemi një qind arsye të ndalohet dialogu. Do të punojmë me përkushtim dhe duam fleksibilitet dhe kreativitet në Beograd. Shpresoj se do të vijmë tek marrëveshja përfundimtare. Kosova e ka marr këtë përgjegjësi, janë vrarë mijëra civile shqiptarë në Kosovë. Millosheviqi ka qenë në Hagë, askush nuk është dënuar për këtë, Populli shqiptar është viktima ma e madhe. 

Vuçiq: Shqiptarët na quajnë serbë të çmendur

Presidenti serb Vuçiq ka thënë se rreth 150 mijë serbë kanë braktisur Kosovën dhe shumë pak janë kthyer:” Numri më i vogël i të kthyerve në botë janë ky grup. Nëse flitet për krimet e viteve 90 mund të flas edhe ër krime ndaj serbëve, ne na quajnë serbë të çmendur sepse kemi punuar në tërheqjen e njohjeve.

 “Kemi bërë gjithçka që Madagaskari të tërheq njohjen..ndërsa kur ata angazhohen për njohje është normale. Ne duam të ruajmë shkalline rritjes ekonomike dhe një herë e mirë të zgjidhet problemi me shqiptarët por na duhet partner i besueshëm” ka thën Vuçiq.

“Jam i gatshëm që të rrezikoj karrierën politike dhe më shumë që të arrihet marrëveshja, por duhet kompromis, duhet të dy palët të janë njëjtë të pakënaqura. Ne kemi përmbushur çdo gjë që është kërkuar, ata nuk kanë bërë asgjë, pro kanë vendosur taksat ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat