Ja kush janë dy ish-zyrtarët e LDK-së, që në komunikatën nr. 4 të UÇK-së kërkohej arrestimi i tyre

Aktuale

Ja kush janë dy ish-zyrtarët e LDK-së, që në komunikatën nr. 4 të UÇK-së kërkohej arrestimi i tyre

Nga: N.H Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 21:21
Dy ish-zyrtarët e LDK-së

Gazeta “Zëri i Kosovës” më 5 nëntor të vitit 1998, kishte publikuar një komunikatë, ku bëhej thirrje nga drejtoria e policisë ushtarake të UÇK-së, arrestimi i Jakup Kastratit, kryetar i degës së LDK-së në Malishevë, dhe Cenë Deskut, zyrtar i LDK-së.

Derisa, në atë komunikatë akuzoheshin si kolaboracionistët edhe Selman Biniqi dhe Ramiz Hoxha, po nga kjo komunë.

Më 30 tetor të vitit 1998, katër pjestarë në uniformë të UÇK-së, papritmas do t’u drejtohen Jakup Kastratit e Cen Deskut në fshatin Dragobil të Malishevës me urdhrin: “Jeni të arrestuar!”.

Prej atij momenti deri më 27 nëntor të po këtij viti (1998) dy zyrtarët e lartë të LDK-së nga Malisheva do të mbaheshin si të arrestuar.

Mirëpo, edhe kjo komunikatë, si disa të tjera është hedhur poshtë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, shkruan "Bota sot".

Gazeta “Bota sot”, ka arritur edhe t’i sigurojë fotografi të dy ish-zyrtarëve të LDK-së nga Malisheva.

Image
Image

Në vazhdim ju sjellim fotografitë. /BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat