Katër takime me zyrtarë amerikanë s’ia ndryshojnë Haradinajt qëndrimin për taksën

Aktuale

Katër takime me zyrtarë amerikanë s’ia ndryshojnë Haradinajt qëndrimin për taksën

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 23:05
Kryeministri Ramush Haradinaj e ka takuar në Munih në margjinat e Konferencës së Sigurisë, ish sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry.

Në Munih të Gjermanisë është mbajtur Konferenca e Sigurisë.

Përveq liderëve botërorë, në këtë ngjarje pjesëmarrës ishin edhe krerët shtetëror të Kosovës.

Nga delegacioni e Kosovës, aty ishin presidenti Thaçi, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli e kryeministri Haradinaj.

E ky i fundit pati shumë takime me zyrtarë të ndryshëm nga shumë shtete.

Takime më të shpeshta, Haradinaj pati me zyrtarë nga SHBA-të.

Vetëm gjatë këtyre  dy ditëve, kryeministri pati katër takime me delegacione nga Amerika.

E këto takime duket se nuk ia ndryshuan qëndrimin Haradinajt për taksën.

Në një paraqitje nga Munihu para mediave, Haradinaj tha se taksa nuk do të hiqet. Madje, ai porositi edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të ushtrojnë presion mbi Serbinë.

Image

Sipas tij, SHBA-të duhet të bindin Beogradin që mos ta kushtëzojnë dialogun.

“Parimi që ka vlejtur çdoherë për dialogun, ka qenë moskushtëzimi i dialogut. Është gabim që është lejuar dikur me deviju dialogu, me bisedu kufij e territore, por edhe tani është gabim nga Mogherini ta pranojë që Serbia, në këtë rast Vuçiq ka kushtëzuar kthimin në tavolinë, me hjekjen e taksës. Taksa nuk bënë me u hjek pa një kontratë, dhe duhet ta dimë se çfarë kontrate obligative dhe ligjore, pra gjithëpërfshirëse hymë me Serbinë”, ka thënë Haradinaj.

Ndonëse nuk dihet nëse temë e këtyre takimeve ka qenë edhe taksa, Haradinaj nga Gjermania kthehet me qëndrimin e njëjtë për taksën.

Image

Ky qëndrim mund t’i kushtojë Kosovës me humbje të partneritetit me SHBA-të. Kjo e fundit ka paralajmëruar se nëse nuk ka pezullim të taksës, do të rishikohen edhe përkrahja për Kosovën.

E në lidhje me të njëjtën çështje, është folur se SHBA-të veç se kanë filluar sanksionet ndaj Haradinajt.

Ndërkaq, presidenti Thaçi dhe kryeparlamentari Veseli tash e një kohë kanë paraqitur përkrahjen për një pezullim të përkohshëm të taksës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat