“Në këtë 11 vjetor do mbyllen tema të mëdha për Kosovën”

Aktuale

“Në këtë 11 vjetor do mbyllen tema të mëdha për Kosovën”

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 08:34
Pamje nga mbledhja e Qeverisë

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës mëngjesin e 17 shkurtit e nisi me mbledhje solemne për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Nga aty kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se Kosova nuk ka luksin të bëjë hapa prapa.

Po ashtu kreu i ekzekutivit u shpreh se në këtë 11 vjetori të pavarësisë së Kosovës, do të ndodhë përmbyllja e temave të shumta ndër to edhe marrëveshjen finale me Serbinë.    

Haradinaj: Kosova nuk e ka luksin të bëjë hapa prapa, sepse kjo e dobëson Kosovën

“Në 10 vjetshin e dytë që kemi hyrë tash kemi kaluar një vit besoj se është një vit i konsolidimit tonë si shteti, i përmbylljes së krejt temave të mbetura të hapura në planin rajonal dhe ndërkombëtar këtu nënkupton edhe një marrëveshje për njohje obligative ligjore me Serbinë në kufijtë ekzistues, njëkohësisht edhe anëtarësimi ynë në Nato. Gjatë rrugëtimit tonë kemi hasur në sfida jemi tash në sfida, do të sfidohemi në të ardhmen, por bindja ime është që Kosova nuk e ka luksin me bë hapa prapa, por vetëm hapa para, këtë duhet t’ua kërkojmë dhe t’ua shpjegojmë edhe miqve tanë se hapat prapa e dobësojnë Kosovën, jo një elitë politike, por e dobësojnë Kosovën  edhe e dobësojnë besimin e qytetarëve në shtetin e tyre”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj u shpreh se kjo Qeveri  ka ndërtuar rrëfimin e saj, përmes të cilit u themelua ushtria e Kosovës e marrëveshje tjera të rëndësishme.

Haradinaj: Si Qeveri me kujdesin më të madh jemi përballur me temat që kanë ndodhur

“Pavarësia jeton në ne secili prej nesh i ka kuptuar këto 11 vite të pavarësisë çdo qytetar i yni , secili nga ne e ka rrëfimin e vetë, të rrugës sonë 11 vite shtet, edhe Qeveria e vendit e ka rrëfimin e vetë, edhe kjo Qeveri tani e ka rrëfimin e vetë nga koha kur i kemi marr përgjegjësitë. Ajo që mendoj se është me rendësi sot t’ua konfirmojmë qytetarëve të Kosovës se kujdesin me të madh jemi përballur me të gjitha temat që janë ndodhur para Kosovës, para Qeverisë. Ka shumë vendime, ka shumë ligje, pako ligjore të respektueshme, reformë e ka po ashtu edhe vendime të mëdha si ato që i kaluam sikurse ishte ushtria , pastaj vendimet që lidhen me Trepçën”, ka theksuar kreu i ekzekutivit.

Kreu i ekzekutivit, i shoqëruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kanë marrë pjesë në ngritjen solemne të flamurit të Kosovës, dhe më pas kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora  lulesh tek shtatorja e ish-Presidentit Ibrahim Rugova si dhe tek lapidari i personave të pagjeturve.

Nga aty ata u nisen për në Prekaz ku do të bëjnë homazhe e vendosin kurora lulesh në kompleksin memorial “Adem Jashari”.

Festimet për 11- vjetorin e pavarësisë së Kosovës kanë nisur gjatë ditës së shtunë, në kryeqytet dhe qendrat tjera të vendit ku janë zhvilluar aktivitete të ndryshme.

Deklarata e Pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës, është nisur për në 7 qendrat kryesore të vendit. Në Prishtinë Deklarata është vendosur në sheshin “Nënë Tereza”.

Më pas është bërë vendosja e punimeve artistike “Simbolet e Pavarësisë” në sheshin “Zahir Pajaziti”. Kurse në sheshin “Adem Jashari” është hapur Panairi i produkteve vendëse.

Haradinaj shpreson të arrihet marrëveshje me Serbinë në kufijtë ekzistues

Qeveria sot ka mbajtur një mbledhje solemne kushtuar 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se këto 11 vite të pavarësisë qytetarët kanë rrugëtuar së bashku.

“Këto 11 vite shtet edhe qeveria e ka rrëfimin e vet nga koha kur kem marrë përgjegjësi, është me rëndësi t’ua përkujtojmë qytetarëve se jemi marrë me kujdes me të gjitha temat. Kemi marrë vendime të mëdha sikur ato që i kaluam si Ushtria, Trepça e vendime tjera ekonomie, ajo që dëshiroj të them është se në dhjetvjetshin e dytë besoj se do të jetë një vit i konsolidimit si shtet i përmbylljes së temave të hapura”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka përmendur edhe arritjen e një marrëveshje obligative ligjore me Serbinë.

“Shpresoj të jetë vit i përmbylljes së temave edhe një marrëveshje obligative ligjore me Serbinë  në kufijtë ekzistues dhe anëtarësim në NATO. Gjatë rrugëtimit tonë kemi has dhe jemi në sfida, por Kosova nuk e ka lluksin të bëj hapa mbrapa pasi hapat e mbrapa e dobësojnë Kosovën këtë duhet ta dijnë esdhe miqt tonë. Duke ju uruar nga zemra të gjithë shqiptarëve kudo që janë urime 11 vjetori i pavarësisë e lavdi të gjithë atyre që kanë rënë për liri”, ka përfunduar kryeministri. 

Image
Image

Haradinaj: Pavarësia jeton në ne

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në mbledhjen solemne të Qeverisë me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, tha se pavarësia jeton te të gjithë qytetarët e Kosovës, pasi secili e ka të kultivuar në këto 11 vite.

“Edhe kjo qeveri e ka rrëfimin e vet. Ajo që mendoj me rendësi ta konfirmojmë  është që me kujdesin  më të madh jemi përballur me të gjithë temat që janë përballuar, ka shumë vendime dhe ligje e pako  ligjore dhe vendime të mëdha si ishte ushtria, si ishte vendime për Trepçën. Ajo që dua të them është se në 10 vjetorin  e dyte është periudha e konsolidimit tonë si shtet dhe e kemi edhe marrëveshjen ligjërisht të obligueshme me Serbinë dhe anëtarësimin yni në NATO  gjatë rrugëtimit tonë kemi hasur në sfida do sfidohemi por Kosova nuk e ka luksin të bëjë hapa prapa dhe do ua shpjegojnë partnerëve tanë që Kosova nuk ka mundësi të bëjë hapa prapa sepse e dobëson Kosovën”, ka thënë ai.

Nis mbledhja festive e Qeverisë

Në kuadër të shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë, Qeveria e Kosovës po mban mbledhjen festive.

Pas gjysmë orë, bëhet ngritja solemne e Flamurit, ku do të marrë pjesë Presidenti Thaci, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Pastaj, të tre liderët politik do të vendosin kurora lulesh në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz.

Në ora 10:45, Kuvendi do të mbajë seancë solemne për nder të kësaj ditë të vecantë, ndërsa në ora 12:20, Trupat e FSK-së do të parakalojnë prej sheshit “Nënë Tereza” deri të sheshi “Ibrahim Rugova”.Për të festuar këtë ditë, edhe një delegacion i huaj do të jetë në Kosovë.

Kështu, Kryeministri Haradinaj do të pres në ora 15:00 një delegacion 17-anëtarësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga Senatori James Inhofe.

Ndërsa, në mbrëmjë, përkatësisht ora 18:30 do të bëhet ndezja e organizuara e fishekzjarrëve në sheshin “Zahir Pajaziti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat