Thaçi: U jemi mirënjohës përjetë ShBA-së që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Aktuale

Thaçi: U jemi mirënjohës përjetë ShBA-së që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 09:10
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri.

Sipas tij, për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë.

“I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri.Për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë.
I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë! HTH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat