Bytyqi: 17 shkurti na kujtonin çmimin e lirisë

Aktuale

Bytyqi: 17 shkurti na kujtonin çmimin e lirisë

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 10:38
Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, ka uruar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se 17 shkurti na e kujton çmimin e lirisë.

Bytyqi ka porositur që të punojmë shumë për vendin tonë, në mënyrë që ‘Kosovën e vogël si territori, ta bëjmë të madhe si emër në botë’.

Postimi i Bytyqit në Facebook

Të dashur nxënës, studentë, mësimdhënës, prindër, Të nderuar qytetarë,

Kosova jonë po feston 11 vjetorin e pavarësisë dhe kjo ditë e madhe bartë në vete shumë emra të heronjve, dëshmorëve e martirëve, bartë në vete djersën dhe mundin e shqiptarëve, punën e palodhshme të intelektualëve.

17 shkurti na e kujton çmimin e lirisë, prandaj, ne duhet të mësojmë, të studiojmë dhe të punojmë me përkushtim në secilën ditë të jetës sonë, që Kosovën e vogël si territor, ta bëjmë të madhe si emër në botë. Në këtë mënyrë nderojmë të rënët për liri, ata që u bënë krenaria dhe lavdia jonë, ata që u bënë pjesa më e ndritshme e historisë sonë. Vetëm në këtë mënyrë, ne sigurojmë të ardhmen tonë dhe të brezave që do të vijnë pas nesh.

Urime Dita e Pavarësisë! Gëzuar për shtetin tonë, për Kosovën tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat