Kosnett uron Kosovën: Për të arritur paqen, nevojitet një marrëveshje me Serbinë

Aktuale

Kosnett uron Kosovën: Për të arritur paqen, nevojitet një marrëveshje me Serbinë

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 10:51
Philip Kosnett

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar qytetarët me rastin e 11 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Ai në një adresim për qytetarët ka thënë se nevojitet një marrëveshje me Serbinë që do të rezultojë me njohje të dyanshme.

“Unë gjithmonë jam i impresionuar me rininë e Kosovës e cila është e mençur dhe plotë energji. Partneriteti i afërt midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i ka sjellë përfitime të dy vendeve. Unë nuk dyshoj se partneriteti ynë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kosova tani ka hyrë në dekadën e dytë të shpalljes së Pavarësisë së saj. Tani është përgjegjësi e popullit të Kosovës që t’i mbajnë përgjegjës liderët e tyre drejt hapave të suksesit”, ka thënë Kosnett.

Sipas tij për të arritur sukses, Kosovës i nevojitet një lidership i përgjegjshëm me përfshirjen e qytetarëve në të.

“Unë shpesh dëgjoj se populli i Kosovës dëshiron paqe, drejtësi dhe prosperitet. Unë besoj se një shtet nuk mund të jetë i suksesshëm duke e anashkaluar ndonjërën nga këto tre elemente. Për të arritur paqen, nevojitet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë e cila do të rezultojë në njohje të dyanshme. Për të arritur këtë sukses nevojitet një lidership i përgjegjshëm, përfshirje të qytetarëve dhe vendosmëri për të shërbyer mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh gjininë, religjionin apo etninë”, ka thënë tutje ai.

Ai po ashtu ka thënë se është i sigurt se populli i Kosovës është rrugës së drejtë dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë pranë tyre. “Urime dita e Pavarësisë së Kosovës, Gëzuar!”ka uruar Kosnett.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat