Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Presidentit Rugova - Bota Sot
Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Presidentit Rugova

Aktuale

Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Presidentit Rugova

Nga: Bota Sot Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 11:07
Homazhet

Me rastin e shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, anëtarë të kryesisë së LDK-së kanë bërë homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

LDK-ja shpreh falënderim ndaj prijësit të idealit për liri dhe pavarësi, Dr. Ibrahim Rugova dhe të gjithë atyre që ndihmuan në këtë rrugëtim drejt realizimit të ëndrrës shekullore për pavarësi.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka shprehur dhimbje për mungesën e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

“Vërehet mungesa e Presidentit Rugova në ruajtjen e miqve që ndihmuan Kosovën në shtetoformim”, ka thënë Beqiri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...