Diplomati shqiptar thotë se për 10 vjet shtet Kosova ka sjellë paqe Brenda dhe në rajon

Aktuale

Diplomati shqiptar thotë se për 10 vjet shtet Kosova ka sjellë paqe Brenda dhe në rajon

Nga: N.Sh. Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 11:23
Flamuri i Kosovës

Diplomati shqiptar, prof. Lisen Bashkurti, i ka uruar qytetarët e Kosovës në 11 vjetorin e pavarësisë.

Bashkurti, përmes një postimi në Facvebook, thotë se në 11 vjet shtet, Kosova ka sjell paqe Brenda dhe në rajon.

Bashkurti thotë se Kosova ka dëshmuar se është e përkushtuar për të ndëruar shtetin demokratik, sundimin e ligjit, mirëqeverisjen si dhe po dëshmon angazhim serioz për integrimin e saj në strukturat Euro-Atlantike dhe evropiane.

Ja postimi i plotë:

Kosova, 11 Vjet paqe brenda dhe paqe ne Rajon

U bene 11 vjet qe Kosova shpalli pavaresine e saj. Ishte kontribut i madh i sacrificave mbare popullore, i bijeve dhe bijave qe dhane jeten e tyre, i lidershipit trim dhe mendjendritur si dhe I mbeshtetjes se fuqishme te aleateve strategjike te Kosoves, ShBA, NATO dhe BE.

Ne keto 11 vjet pavaresi Kosova ka deshmuar se eshte e perkushtuar per te ndertuar  shtetin demokratik, sundimin e ligjit, mireqeverisjen, lirite dhe te drejtat e njeriut dhe te pakicave dhe ekonomine e tregut te lire. Gjithashtu, Kosova po demonstron angazhim serioz per integrimin e saj ne strukturat Euro-Atlantike dhe Evropiane.

Mbi te gjitha ne keto 11 vjet Shtet i Pavarur dhe Sovran, demokratik dhe multietnik Kosova ka arritur te siguroje paqe brenda saj dhe te kontribuoje per paqe ne Rajon.

Me kete arritje Kosova dhe populli I saj kane treguar se e kane merituar pavaresine, sovranitetin dhe teresine territoriale. Keto arritje nuk mund t'i cenoje askush.

Gezuar 11 Vjetorin e Pavaresise, Kosova jone e dashur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat