Në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Mitrovica veriore ka gdhirë me pllakatet “11 vjet pushtim – 17.2.2008 – 17.2.2019 (“11 godina okupacije – 17.2.2008. – 17. 2. 2019. godine”).
Në pllakatet me ngjyrë të zezë paraqiten dy duar me ngjyrë të bardhë me pranga dhe me gishtat e mesëm të ngritur, ka njoftuar agjencia serbe e lajmeve tanjug.
Pllakatet janë vënë nëpër rrugët kryesore të Mitrovicës veriore.
Në këtë pjesë të Mitrovicës, serbët nuk janë shumë të interesuar ta kremtojnë 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, transmeton agjencia.