Kurti: Gëzuar sot, duke dëshiruar atë që na takon

Aktuale

Kurti: Gëzuar sot, duke dëshiruar atë që na takon

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 12:07
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka uruar 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Megjithatë sipas Kurtit, që nga shpallja e pavarësisë, nuk është bërë as çka është dashur e as çka ka qenë e mundur.

“Dhe, e dimë, Mitrovica mbetet e ndarë, koncesionet e Planit të Ahtisaarit janë ende aty, gjersa papunësia e qytetarëve dhe korrupsioni i pushtetarëve janë shtuar porsi ditët. Mirëpo, gëzuar sot! Duke kujtuar ata që sakrifikuan dhe duke dëshiruar atë që na takon”, ka shkruar Kurti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat