Sejdiu: S’kam menduar që do të ketë tërheqje të njohjeve - Bota Sot
Sejdiu: S’kam menduar që do të ketë tërheqje të njohjeve

Aktuale

Sejdiu: S’kam menduar që do të ketë tërheqje të njohjeve

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 12:48
Fatmir Sejdiu

Presidenti i dikurshëm i Kosovës, Fatmir Sejdiu konsideron se derisa vendi ynë ndodhet në një fazë shumë serioze, liderët aktual duhet ta respektojnë Kushtetutën e Kosovës, derisa thotë se pajtohet se Kosova ndaj Serbisë është dashur nga fillimi të ketë reciprocitet në shuma rrafshe.

Sejdiu i cili ishte president në kohën kur u shpall pavarësia e Kosovës në vitin 2008, ka thënë se Qeveria duhet t’i studiojë mirë efektet e taksës 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Sipas tij, për taksën duhet të gjendet edhe një gjuhë e përbashkët më aleatët e Kosovës.

 Sejdiu: Kosova duhet të gjejë gjuhë të përbashkët me partnerët për taksën

“Kosova nga fillimi është dashur të përcjell një reciprocitet karshi Serbisë me veprimet që ajo ka bërë dhe ka thyer edhe rregullat e CEFTA-së absolutish, ajo mund të deklarohet se Kosova është thuajse e saj dhe se këto duhet të sillen në disa rrafshe, nuk është vetëm një rrafsh që ka të bëjë me mallrat, por ka edhe elementet tjera të reciprocitetit, ta zëmë me çështjes së diplomave, çështjes së shtetësisë...Kosova është dashur t’i studioj si duhet dhe ta studioj edhe tash këtë normë dhe këtë shkallë të efekteve të një takse të tillë, por paralelisht unë them se të gjendet edhe një gjuhë e bashkëpunimit me partnerët tanë, posaçërisht me Shtetet  e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e fuqishme të Bashkimit Evropian… Por në këtë kuptim thash të një partneriteti dhe të konsulte të mirë me dashamirësit e Kosovës në këtë rast kjo nuk nëkupton edhe thyerjen edhe të autorizimeve të brendshme apo asaj që e quajmë ne sovranitet real që duhet ta ketë secili shtet, prandaj unë duhet të them se në këtë drejtim Qeveria duhet ta ketë këtë parasysh”, u shpreh Sejdiu.

Duke u kërkuar udhëheqësve aktual të vendit që të studiojnë mirë kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës, ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu thotë se edhe SHBA-të edhe BE-ja duhet t’i bëjnë më shumë presion Serbisë për përmbushjen e marrëveshjeve të vitit 2011.

Sejdiu: SHBA dhe BE-ja t’i bëjnë më shumë presion Serbisë

“Duhet të studiohet mirë kërkesa që SHBA-të e kanë bërë, por duhet të kihen parasysh edhe argumentet që Qeveria i shtron dhe nuk jam ai që të them se cili do jetë vendimi që Qeveria do ta bëjë, por një diçka që them se jemi në një fazë shumë serioze, duhet të mendohet mirë për secilit hap të mëtejmë dhe paralelisht unë them se duhet të jetë një presion i veçantë edhe i SHBA-ve, edhe i vendeve të Bashkimit Evropian edhe ndaj Serbisë, edhe për përmbushjen e atyre marrëveshjen nga 2011 e këndej sepse është një faktor tepër determinues në relacionet në mes dy vendeve”, tha presidenti Sejdiu.

Duke mos dashur që ta komentoi shumë idenë e korrigjimit të kufijve, Sejdiu u shpreh se nuk e ka një pasqyrë të qartë se çka nënkupton kjo ide, por që në këtë aspekt është esenciale të respektohet Kushtetuta e Kosovës.

Për Sejdiun i cili kishte marrë pjesë në negociatat me Serbinë,  udhëheqja e palës kosovare në bisedimet në Bruksel me Serbinë nuk duhet t’i mohohet as presidentit Thaçi, por kjo duhet të bëhet paralelisht mandateve për temat e caktuara.

Sejdiu: Nuk kam një pasqyrë të qartë çka nënkupton kjo

“Mund të them se ende nuk kam një pasqyrë të qartë se çka kjo nënkupton. Është korrigjim, është shkëmbim, demarkacion thuhet ndonjëherë është edhe ndonjë termë tjetër por nuk e di tash ky delegacioni i ri është bërë apo ekipi i ri si e quajnë e negociatave e vendosur nga Kuvendi i Kosovës ka obligimet e veta por realisht nuk kam një pasqyrë të qartë të gjithë asaj që është zhvilluar. Ajo që për mua është esenciale është Kushtetua e vendit që është udhëzuesi themelore që duhet t’i përmbahet çdo qytetar i vendit, pra edhe vetë institucionet...18’19 Gjithmonë duhet të respektohet Kushtetuta, nuk mund t’i mohohet presidentit të vendit të përfaqësoj vendin, por duhet paralelisht të jenë mandatet për temat e caktuara dhe tepër të ndjeshme ”, ka deklaruar ai.

Sejdiu u shpreh që për temat e rëndësishme të cilat po kalon vendi edhe opozita ka përgjegjësi.

Të tmerrshme e ka quajtur propagandën që Serbia po e përdorë kundër perspektivës së shtetit të Kosovës, rezultat i të cilës vendi ynë ende nuk është pjesë e UNESCO-s dhe INTERPOL-it.

Si president i Kosovës, në kohën kur u shpall pavarësia e Kosovës, Fatmir Sejdiu thotë se nuk ka menduar që do të vije dita që do ketë tërheqje të njohjeve ndaj shtetit të Kosovës.

Sejdiu: Nuk kam menduar që do kemi tërheqje të njohjeve

“Nuk kam pasur iluzione që do të shkoj shpejt, por jo edhe që kam menduar që do të vije një ditë që do të ketë tërheqje të njohjeve të bëra ndaj Kosovës dhe kjo vjen si pasoj e dy faktorëve paralel. E para është një aktivitet tepër djallëzor që Serbia dhe diplomacia e saj udhëheqë bashkë me miqtë e saj, bashkë me Federatën Ruse dhe kujtoj ka dhe prej ndonjë vendeve tjera të cilët kanë bindur vende të caktuara që e kanë njohur Republikën e Kosovë....08’50  E dyta është pikërisht kjo bindje sepse ka vende që mendojnë Serbinë se është një aleate e tyre që ka qenë në një kohë Jugosllavia Federale, një Jugosllavi e bashkuar me të gjitha njësit federale që tash  janë shtete dhe duke i mashtruar thjesht se këta janë tipi, apo suksesori i vetëm i asaj Jugosllavie” , u shpreh Sejdiu.

Kujtojmë që Fatmir Sejdiu ishte president i Republikës së Kosovës  nga viti 2006 e deri në vitin 2010.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...