Thaçi- Serbisë: Kurrë nuk do të harrojmë gjenocidin, spastrimin etnik dhe masakrat që bëtë në Kosovë - Bota Sot
Thaçi- Serbisë: Kurrë nuk do të harrojmë gjenocidin, spastrimin etnik dhe masakrat që bëtë në Kosovë

Aktuale

Thaçi- Serbisë: Kurrë nuk do të harrojmë gjenocidin, spastrimin etnik dhe masakrat që bëtë në Kosovë

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 12:51
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi edhe sot për 11 vjetorin e Pavarësisë së vendit nuk e ka lënë pa ia përmendur Serbisë gjenocidin, spastrimin etnik si dhe masakrat e shumta që ka kryer në Kosovë.

“Këtë vit, do të marrim edhe një vendim tjetër strategjik për të ardhmen e vendit tonë, duhet të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë. Një gjë duhet kuptuar se kurrë nuk do të harrojmë spastrimin etnik, 13 mijë e 500 të vrarë, masakrat e shumta që për fat të keq ende nuk e kanë marrë dënimin e merituar, por herët e vonë drejtësia do të vihet dhe gjenocidi do të ndëshkohet”, ka thënë ai gjatë seancës solemne të parakalimit të Ushtrisë.

“Edhe nëse vendimet janë dukur të vështira dhe të rënda, historia ka treguar se kanë qenë vendime të duhura për Kosovën, mbetet thelbësore të ruajmë partneritetin me aleatet ndërkombëtarë. Për këtë do të jemi mirënjohës. Zonja dhe zotërinjë me këtë datë përkujtojmë të gjithë ata që kanë sakrifikuar që kishin dhënë për këtë liri dhe për këtë shtet. Kujtojmë sakrificën sublime të familjes Jashari, përpjekjet e presidentit Rugova, kujtojmë cdo dëshmor, cdo aktivist, cdo punëtorë, cdo mësues, për të ndërtuar shtetin tonë. E ardhmja e sigurt mund të jetë vetmë nëse jemi të bashkuar. Kemi punuar mirë dhe drejt. Synimi ynë është të jemi pjesë e NATO-s dhe të punojmë për paqen dhe zhvillimin në vendin tonë. Suksese ushtrarë, urime edhe njëherë 11 vjetori i shtetit të Kosovës, e gëzofshim përjetë pavarësinë në shtetin tonë”, ka shtuar tutje ai. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...