Delegacioni amerikan-Thaçit: Po punojmë ta ndalin agresionin rus në rajon - Bota Sot
Delegacioni amerikan-Thaçit: Po punojmë ta ndalin agresionin rus në rajon

Aktuale

Delegacioni amerikan-Thaçit: Po punojmë ta ndalin agresionin rus në rajon

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 15:36
Thaçi falënderoi senatorët dhe kongresistët amerikanë për kontributin e tyre në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të senatorëve dhe kongresistëve amerikanë të udhëhequr nga senatori Jim Inhofe, njofton zyra për informim e Presidentit përmes një komunikate për media.

Presidenti Thaçi falënderoi senatorët dhe kongresistët amerikanë për kontributin e tyre në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Vizita e juaj pikërisht në 11 vjetorin e pavarësisë është dëshmia më e mirë e marrëdhënieve tona të shenjta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, senatori republikan Jim Inhofe e ka uruar presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Jam i nderuar që udhëheq delegacionin e Kongresit Amerikan në Kosovë. Kosova është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe për NATO-n, pasi që punojmë së bashku në ndalimin e rritjes së agresionit rus në rajon”, ka thënë senatori Inhofe.

Presidenti Thaçi shtoi se Kosova gjatë tërë rrugëtimit të saj e ka pasur përkrahjen e parezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...