Thaçi publikon foto me Adem Jasharin, “bombardohet” me komente: “Njeriun që e tradhtove në orët e para”

Aktuale

Thaçi publikon foto me Adem Jasharin, “bombardohet” me komente: “Njeriun që e tradhtove në orët e para”

Nga: N.H Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 16:56
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi në përvjetorin e 11 të Pavarësisë së Kosovës ka shpërndarë në Facebook një foto me komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.  

Kjo fotografi ka bërë që komentuesit ta akuzojnë Thaçin në forma të ndryshme.

“11 vjet pavarësi! Nderime të përjetshme bashkëluftëtarit tim të orëve të para të UÇK-së, komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij për sakrificën sublime. Nderime gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Komentuesit kanë reaguar duke e quajtur fillimisht si një fotomontazh, shkruan "Bota sot".

“Me foto montazh a”, “Njeriun që e tradhtove në orët e para”, “Me kanë bashkëluftëtar se kishit lanë vetun”, “Veç mos e tradhto, se i ki premtu armikut veriun e vendit për të cilin legjendari yt dha tërë familjen e vet”, kanë shkruar disa nga komentuesit.

Image
Image
Image

Më lartë mund t'i shihni disa nga komentet që janë shkruar në drejtim të të parit të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat