Haradinaj pas fjalimit të Veselit në seancën solemne: Ma qenef mashkull në jetë... - Bota Sot
Haradinaj pas fjalimit të Veselit në seancën solemne: Ma qenef mashkull në jetë...

Aktuale

Haradinaj pas fjalimit të Veselit në seancën solemne: Ma qenef mashkull në jetë...

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 19:19
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Më shumë se asnjëherë tjetër, partnerët e koalicionit, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, janë parë të nervozuar me njëri-tjetrin.

Acarimin, kryeministri Haradinaj nuk ka mundur ta përmbajë kur Veseli foli në seancën solemne për pavarësi, për çështje që lëkundin bashkëpunimin e tyre në koalicion.

Por, Haradinaj, i cili në seancë foli i pari, ka përmendur vetëm bisedimet dhe jo problemet aktuale në qëndrimet e kundërta të partnerëve të koalicionit, sa i përket taksës.

“Qeveria është e interesuar të arrijë marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke me kufijtë ekzistues”, ka thënë Haradinaj.

E, kur fjalimet përfunduan, Haradinaj nuk u përshëndet me të pranishmit dhe zgjodhi të dilte nga salla ndaras.

Por, kur Haradinaj bëri disa ofendime me gjasë mund t’i jetë referuar Kadri Veselit, me të cilin u pa i nervozuar gjatë tërë seancës. “Ma qenef mashkull në jetë...”, u dëgjua të thotë Haradinaj.

Në këtë seancë solemne, deputetët e Vetëvendosjes erdhën pas intonimit të himnit, derisa aty, të pranishëm ishin edhe shumë mysafirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...